address
Shengjin, 4503, Rana e Hedhun, Lezhe
tel
+355 68 40 40 115
  • Kreu
  • Rreth Nesh
    • Hotel ne Shengjin
      • Dhomat
    • Restorant
    • Pershtypje
  • Blog
  • Kontakt
    • Karriera
      • Ofrohet vend pune – Specialist Marketingu
  • Shqip
    • English
    • Shqip

Ofrohet vend pune - Specialist Marketingu

“JUNIK” Group është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit dhe turizmit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1995, “JUNIK” ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme në Shqiperi dhe jashtë saj. Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj në Departamentin e Marketingut, në pozicionin:

Specialist Marketingu

Përshkrim i përgjithshëm 

Specialisti i Marketingut është përgjegjës për menaxhimin dhe zhvillimin e strategjisë së marketingut, promovimin e produkteve të veta dhe politikat e marrëdhenieve me të tjerët. 

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • ∙Zhvillon dhe jep ide mbi strategjinë e marketingut. Sugjeron dhe implementon strategjitë e marketingut dhe  komunikimit.
  • Ndjek dhe menaxhon që nga konceptimi deri në realizim, materialet publicitare për fushatat e ndryshme marketing, 
  • Përpilon  përshkrimet e produkteve dhe shërbimeve të kompanisë për tu përdorur më pas në fushata marketingu;
  • Qëndron gjithnjë i informuar lidhur me produktet, cilësimet e tyre, zgjidhjet që këto produkte ofrojnë në mënyrë që ti përshtasë përshkrimet e produkteve në formë tërheqëse për klientë të rinj;
  • Disenjon përmbajtjen e postimeve të ndryshme në rrjetet kryesore sociale të kompanisë (Facebook, Instagram, LinkedIn, Webpage etj.)
  • Mban të përditësuar kanalet digitale të komunikimit me produktet/shërbimet dhe përshkrimet e nevojshme;
  • Zhvillon prezantime, mban raporte mbi ecurinë e fushatave marketing dhe zhvillimet e tregut.
  • Përgatit të gjithë dokumentat e nevojshme të prezantimit për klientët.
  • Realizon fushata mbikqyrëse për zbatimin e strategjisë sipas tendencave më të fundit të kohës dhe zhvillimeve teknologjike.
  • Analizon dhe interpreton pozicionin e kompanisë në treg dhe e paraqet informacionin në raporte dhe prezantime në funksion të imazhit të kompanisë.
  • Menaxhon promocionet në hapsirat e “JUNIK” dhe suporton në mbarëvajtjen e tyre per gjenerimin e te ardhurave,
  • Promovon imazhin e kompanisë duke krijuar dhe mbajtur kontakte me partnerë strategjikë si media, palët e interesuara dhe klientët
  • Planifikon dhe organizon evente.
  • Planifikon dhe realizon ekzekutimin e të gjithë marketingut dixhital, përfshirë SEO/SEM (optimizimi i motorreve të kërkimit/marketingu i motorrove të kërkimit), bazën e të dhënave të marketingut, email-in, mediat sociale dhe fushatat reklamuese
  • Menaxhon dhe realizon shpërndarjen e materialeve marketing sipas planit marketing,
  • Monitoron aktivitetin e konkurrencës.
  • Bashkepunon me Departamentet e tjera në lidhje me fushatat e marketingut.

 

 

Kriteret dhe Aftësitë

  • Të ketë përfunduar Arsimin e lartë, preferohet master në Marketing.
  • Të ketë mbi 4 vjet eksperience pune në sektorin Marketing.
  • Të njohë shume mirë një gjuhë të huaj, preferohet Anglisht.
  • Të zotërojë shumë mirë ‘’Paketën Office’’.
  • Të ketë njohuri shumë të mira në Google AdWords, Google Trends.
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera në komunikim verbal dhe të shkruar, si dhe aftësi  shumë të mira prezantimi.
  • Të ketë aftësi të mira të të punuarit në grup si dhe ndërtimin e mardhënieve me të tjerët.
  • Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre dhe letra reference në adresën email: burimenjerezore@junikshpk.com  

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.


  • Address

    Prince Adriatic Resort
    Lagja E Malit, Thrown Sand
    Shengjin,
    Lezhe, Albania

  • Reservations

    Tel.: +355 68 40 40 115
    Tel: +355 68 40 40 116
    reception@princeadriatic.com

  • Newsletter

  • Awards

    Hotel in Thrown Sand

© Copyright 2022 Prince Adriatic Resort - All rights reserved | Created by iDev